PD: “Ndërtesën nuk e shembi dot as tërmeti i sotëm” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 ore para se parlamenti te vendose për ndërtimin e teatrit te ri kombëtar, Partia Demokratike ka publikuar dokumente qe datojnë ne vitin 1938 e ndalojnë tjetërsimin e pronës ku është ndërtuar Teatri Kombëtar.



Jorida Tabaku: ?Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike?.



Sipas PD Project-ligji qe i hap rruge ndërtimit te teatrit te ri është antikushtetues e për këtë arsye ka bllokuar mbledhjet e komisioneve përgjatë gjithë javës.

Për çështjen e ndërtimit te teatrit te ri opozita kishte kërkuar séance dëgjimore edhe me kreun e bashkisë Erion Veliaj i cili ende nuk ka shkuar ne komisionin e medias. Sipas kryetares se këtij komisioni Albana Vokshi Veliaj zgjodhi te mos japë llogari për teatrin pasi projekti i jep kompanisë private të Edi Ramës për të pastruar, nëpërmjet 6 kullave, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit.



Albana Vokshi: Teatrin Kombëtar nuk e preku dot sot as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme! Kjo është një shenjë se ne, njerëzit e qytetëruar, të ndershëm dhe me dinjitet nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia Teatri Kombëtar dhe prona publike, të preket nga korrupsioni i pushtetit kriminal i Edi Ramës.



Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, të dalin nesër para Parlamentit, në orën 10.00.



Nesër aksioni opozitar do te jete i kombinuar mes mbështetjes se protestës se artisteve jashtë parlamentit dhe diskutimeve ne séance plenare e cila pritet te jete maratone pasi te gjithë deputetet do te diskutojnë kundër projektligjit qe i hap rruge ndërtimit te teatrit te ri.