Ora News - Kryeprokurorja kalon vettingun, Arta Marku konfirmohet në detyrë

2018-07-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e përkohshëm të akuzës Arta Marku.

Sikundër në seancën dëgjimore të një dite më parë, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk ishte e pranishme në sallë por u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj.
Dje mosparaqitja e saj në seancë solli reagimin e trupës së KPK-së por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem të drejtojë por edhe te japë llogari.

Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstuar probleme pavarësisht se nje kerkesë e saj për masë 'arrest me bug' dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur u komentua si ekstreme.

Pas vendimit avokatja, Lirime Çukaj, dha sqarimin e saj për këtë çështje.

Çukaj: Ka qenë përsëritës dhe ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur në bulevardin e Shkodrës. Është caktuar masa e sigurimit nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër dhe është konfirmuar dhe nga gjykata e Apelit, është lënë në fuqi. Duhet ti bëni me dije ekspertit ndërkombëtar se politika penale ka ndryshuar, nëse ky fakt para ndryshimeve të 2016 përbënte kundravajtje penale, nuk dënohej me burg, me ndryshimet e reja dënohet deri në 3 vjet maksimum me burg.

Fakti se ka qenë përsëritës mendojmë se i kanë qenë këto arsye ligjore që mendojmë se kanë qenë shumë të përshtatshme për të kërkuar këtë masë sigurimi. Është dhe politikë penale që bën ligjvënësi, nëse donte ta dekriminalizonte këtë fakt penal duhet që të kishte ulur masën e dënimit. Fakti që politika penale ka qenë e kundërta, u rrit masa e dënimit, e legjitimonte prokurorin në kërkesën e tij për caktimin e kësaj mase sigurimi.

E pyetur nëse Arta Marku do reflektojë përballë mesazhit të ekspertit ndërkombëtar, ajo tha:

Çukaj: Me ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale prokurorët e hetimit janë të pavarur, prokurori i përgjithshëm nuk ndikon dot personalisht në caktimin e masës së sigurimit por bashkëpunon me Ministrinë e Drejktësisë së bashku me Kuvendin dhe propozon ndryshime ligjore në lidhje me politikën penale.

Sa i takon komandimeve të Kryeprokurores, avokatja tha se "ka një qëndrim të konsoliduar të gjykatës Kushtetutese. Institucionet duhet të vazhdojnë dhe për shkak të vakumit që ka krijuar reforma kushtetuese dhe dispozita kalimtare.Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thotë qartazi se institucionet duhet të vazhdojnë dhe duhet të ketë vazhdimësi institucionale.Në kuadër të kësaj vazhdimësie institucionale bën dhe rekomandime".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-kpk-jep-vendimin-ne-oren-1000-arta-markun