Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berati u mbulua për rreth dy orë nga tymi i djegies së mbetjeve urbane mbrëmjen e së martës.
Një zjarr përfshiu një grumbull plehrash në brigjet e lumit Osum në pjesën hyrëse të qytetit.
Flakët e para të zjarrit u shfaqën në bregun e lumit, poshtë urës së re që lidh njësinë administrative Velabishtë me qytetin e Beratit.
Hedhja e plehrave të përditshme nga banorët e zonës, mbetjeve të ngruta dhe mbeturinat që ngelen nga ushtrimi i tregut të hapur që zhvillohet në këtë zonë çdo të shtunë, bën që brigjet e lumit në këtë vend të mbushen me plehra.
Dyshimet kryesore janë se zjarri mund tu jetë vënë mbetjeve nga banorë të zonës ose punonjës të pastrimit, duke shkaktuar një ndotje tepër të madhe në mjedis.
Të parët që janë alarmuar kanë qënë banorët e lagjes ?Dëshmorët e Kombit?, të cilët kanë vënë re fillimishtë zjarrin dhe më pas tymin që ka mbatjur të pushtuar për më shumë se dy orë gjithë pjesën hyrëse të qytetit.
Për të vënë flakët nën kontroll u kërkua ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
Por, duket se për këtë rast nuk ka nisur asnjë proçedim në lidhje me këtë ngjarje që nuk është hera e parë që ndodh dhe ndonëse ndotja mjedisore është tepër e lartë, askush nuk mban përgjegjësi.
Shenjat e zjarrit janë vënë re dhe gjatë paradites së sotme në bregun e lumit, ku ende ka mbetje të ndryshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berati-pushtohet-nga-tymi-i-djegies-se-mbeturinave