Tërmeti plasarit tavanin, Kuvendi: S'ka dëme, puna e komisioneve do vijojë normalisht

2018-07-04 0

Jo vetëm frikë dhe panik mes deputetëve, por tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të mërkurë, ka shkaktuar edhe plasaritjen e tavanit në sallën e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në disa portale u raportua për dëme të mëdha, por zyra e shtypit të Kuvendit sqaron se nuk ka asnjë dëm të kësaj natyre dhe se komisionet parlamentare do vijojnë punën normalisht.

Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit.

Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës. Faleminderit.

Free Traffic Exchange