Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në momentin kur nisën lëkundjet e para, po zhvillohej mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Në pamjet e siguruara për Report Tv duket momenti kur salla lëkundet, ndërsa po fliste deputeti i LSI, Përparim Spahiu. Megjithë hezitimin në sekondat e para, duket qartë frika te deputetët dhe kur u pa se lëkundjet ishin intensive, kreu i komisionit Erion Braçe ndërpreu mbledhjen dhe ligjvënësit lënë karriget.
Gjithashtu në sallën e Komisionit të Ekonomisë, tërmeti ka shkaktuar edhe plasaritje në pjesën e tavanit.
Megjithatë, në një reagim nga zyra e shtypit të Kuvendit theksohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme dhe se komisionet do vijojnë punën normalisht.