Spitali gjerman i rikthen jetën deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, pasi pësoi një bllokim të arteries së zemrës. Pas vetëm 4 ditë qendrimi në këtë spital i cili është lider në kardiologji dhe kardiokirurgjisë, Braho ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Pak përpara largimit nga ambientet e këtij spitali deputeti Braho duke vlerësuar punën e mjekëve dhe profesionalizmin e tyre dha këtë prononcim për Report Tv.
Këtu shpëtohen jetë njerëzish. Një nga ata që shpëtoi isha dhe unë. Falë ndërhyrjes shumë shpejt të mjekut të talentuar Maksim Llambro dhe stafit të këtij spitalit që prej vitesh shpëton jetë njerëzish.
Spartak Braho, deputet i PS
Falë funksionimit te rrjetit të urgjencës te spitalit të Durrësit dhe disponibilitetit të sallës së hemodinamikes pranë spitalit gjerman u bë e mundur ndërhyrja në kohe dhe me sukses me vendosjen e një stenti në arterien kryesore të zemrës. Deputeti Brahu tha se mjekët i kanë dhenë asistencë tejet profesionale.
Pata një krizë kardiake, por u transportova shumë shpejt. Kam ardhur për cerek ore këtu nga Durrësi. U bë ndërhyrja, tashmë jam në rregull dhe nesër jam në seancë parlamentare.
Spartak Braho, deputet i PS