Kërkoi masën ekstreme për shoferin e papërgjegjshëm, reagon avokatja e Arta Markut

2018-07-04 13

Kryeprokuroja e përkohshme e përgjithshme Arta Marku rezultoi e pastër në 3 shtyllat e Vettingut, ato të verifikimit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

Kliko per me shume info
Ajo u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi kaloi me sukses Vettingun.

Edhe në këtë seancë, Marku nuk ishte e pranishme në sallë dhe u përfaqësua nga avokatja e saj Lirime Çukaj.Pas dhënies së vendimit nga KPK, avokatja Lirime Çukaj u ndal te lëvizjet e Arta Markut në Prokurori, pas vërejtjeve nga trupa e Vettingut një ditë më parë, të cilat kryetares së trupës së KPK, Suela Zhegu, nuk kishin dhënë rezultat. Sa i takon mbajtjes në burg të të ndalurit për drejtim automjeti në gjendje të dehur, Çukaj tha se politika penale ka qenë e ndryshme nga sa është sot.

Politika penale ka qenë e ndryshme. Sa i takon komandimeve, ka një qëndrim të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi ishte i qartë. Në kuadër të kësaj fryme janë bërë edhe komandimet. Prokurorët e seancës janë të pavarur. Nuk ndikon dot prokurori i përgjithshëm për masat e sigurisë.

Lirime Çukaj, avokate mbrojtëse e Arta Markut në KPK