Ora News - Panik në Tiranë e Durrës, tërmeti nxjerr në rrugë qytetarët

2018-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëkundje të forta tërmeti kanë dridhur kryeqytetin në orën 11:01 të paradites së të mërkurës.

Termeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas IGJEUM, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Gjirit të Lalzit.

Një tërmet i dytë është regjistruar në detin Adriatik me fuqi prej 4.2 ballë, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Tiranë.

"Tërmeti është i orës 11:01, epiqendra është në afërsi të Gjirit të Lalzit, 18 km në verilindje të Durrësit. Janë regjistruar mbi 20 lëkundje" tha për Ora News, sizmiologu Rrapo Ormeni.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë.

Si pasojë e tëmetit ka pasur vështirësi ne sherbimin telefonik mobile.

Ministria e Mbrojtjes për tërmetin:

"Ju informoje se në orën 11.01, të datës 04.07.2018, është regjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durrës, me intensitet 6 ballë dhe magnitutë 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as ne njerëz. Per cdo rast te mundshëm kontaktoni ne nr 112 për tiu ardhur ne ndihme banoreve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/termeti-drish-tiranen