'Teatri', Shalsi-Bojaxhiut: Përse në 20 vite nuk ka asnjë kërkesë që të shpallet Monument Kulture?!

2018-07-04 0

Artistët Robert Budina, Neritan Liçaj dhe Adriana Tolka kërkojnë që Teatri Kombëtar dhe ai eksperimental mos të shemben për vlerat historike dhe për kontributin që kanë dhënë ikonat e artit në skenë.

Kjo histori ka 20 vite, artistët po përdoren. Këtë që po bëni ju duhet ta kishit bërë më parë. Ju bëj thirrje që të mendoheni mirë përpara se të miratoni këtë ligj, se jeni duke i bërë Shqipërisë një dëm shumë të madh.

Robert Budina
Ne artistët nuk jemi të përçarë, nuk shitemi dhe nuk blihemi siç jemi përbaltur. Sinqerisht që pyes vetën: Kujt i intereson kjo? Kemi mendime të ndryshme, edhe kjo është normale në demokraci. Por nuk shitemi, ju i jeni betuar flamurit shqiptar. Përpiquni që të kuptoni peshën, që ka vendimi që ju do merrni.

Neritan Liçaj
Kam luajtur në të dyja sallat, katër vitet e fundit e kam përqëndruar veprimtarinë time në dy sallat e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Përse në këtë debat të madh nuk përmendet fare emri i këtij teatri.

Adriana Tolka
Inxhinieri Agron Hysenlliu tha se godina është në gjendje emergjente dhe nuk ka skelete.

Në të katërt shtyllat që ne kemi bërë këtë ekspertizë na rezulton se Teatri Kombëtar nuk përmbush kriteret edhe nuk duhet që të qëndrojë.

Agron Hysenlliu
Për arkitektin-restaurator Kreshnik Merxhani godina mund të restaurohet për ruajtjen e memories historike.

Një ansambël që në gjenezë, si një objekt social-kulturor me teatër brenda, me kinema, me pishina, por edhe vendin ku kanë lindur të gjitha institucionet kulturore kryesore në këtë vend.

Kreshnik Merxhani

Free Traffic Exchange