Albania. The spirit of the times' përuruar më 30 qershor pranë MACA (Muzeu i Artit Bashkekohor Acri) është konceptuar si një ekspozitë muzeale-lëvizëse, duke filluar nga kryeqendra e arbëreshëve të Italisë së jugut. Kurator i kësaj ekspozite është Artan Shabani, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Kalabria, aty ku 550 vite më parë u vendosën, për t'u përhapur më pas në Sicili, Bazilikatë e në të tjera krahina italiane, komunitetet e para arbëresh, aty ku edhe sot e kë?saj dite gjallon gjuha shqipe dhe ku zakonet, kostumet, ritet, simbolet e të parëve vazhdojnë të ruhen dhe të trashë?gohen me krenari.
Bë?het fjalë p?ë?r nj?ë? projekt afatgjatë që mendova ta fillojë pikërisht nga Kalabria, në atmosferën e vitit kushtuar figur?ë?s s?ë? Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në respekt të kujtesës së arbëreshëve, t?ë? historis?ë? dhe të kulturës shqiptare të hershme dhe të re. Në ekspozitë prezantohen punime të artistëve shqiptarë, veprat e të cilëve kanë hyrë të bëjnë pjesë në fondin e koleksionistëve italianë, artistë q?ë? jetojn?ë? dhe punojn?ë? prej vitesh në Itali, studentë të Akademisë së Brerës në Milano etj. Nd?ë?r to ngelet për t?u theksuar ndihmesa e veçantë e ish-ambasadorit italian në Shqipëri, Paolo Foresti, i cili me shumë gatishmëri dhe zemërgjerësi vuri në dispozicion pikturat e koleksionit të tij t?ë? mrekulluesh?ë?m.