BOOM denoncoi mungesën e ujit në fshat, gjykata gjobit 3 institucione

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e ujit të pijshëm është trashëgimia që banorët e Visokës së Mallakastrës i lënë brezave që zëvendësojnë njeri-tjetrin.

300 familjet me afro 1200 banorë nuk kanë pasur kurrë ujë të pastër e të rrjedhshëm.

Gjykata Administrative e Shkalles së Parë në Vlorë u ka dhenë te drejtë banorëve dhe ka gjobitur 3 institucione shtetërore për mosmarrjen e masave për furnizim me ujë të pijshem.

Vendimi erdhi pas padisë së ngitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, fill pas ngritjes së kësaj problematike nga emisioni "BOOM" ne mars te vitit 2017.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit paditi Bashkine Mallakaster, Ministrinë e Infrastruktures dhe Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncoi-mungesen-e-ujit-ne-fshat-gjykata-gjobit-3-institucione

Free Traffic Exchange