Ora News- Aktori shkodran sherr me avokatin në Komision

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si në Komisionet e tjera, edhe në atë Veprimtarisë Prodhuese diskutimi mbi projektligjin e Teatrit solli debate.

Teksa ishin thirrur në dëgjesë grupet e interesit, aktori shkodran Bruno Shllaku u shpreh pro ndërtimit të një godine të re, pasi në bindjen e tij godina aktuale nuk plotëson asnjë parametër për teatër pasi nuk ka qenë e projektuar si i tillë që në ndërtim.

Rreth kësaj deklarate reagoi deputeti demokrat Spaho, duke i thënë se në të njëjtën gjendje është dhe teatri "Migjeni" dhe a do pranonte ai që të shembej.

Por aktori Shllaku tha se paralelizmi nuk qëndron, duke i kujtuar se di ca gjëra më mirë si djalë aktori.

"Nuk e kam pas babën murator" tha ai.

Kaq mjaftoi që ai të përshihej në debat me avokatin Adriatik Lapaj. Ky i fundit i kujtoi aktorit se në këtë Republikë janë të gjithë të barabartë.

Më poshtë debati i plotë në Komision

Bruno Shllaku: Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë "Unë jam Teatri", do t'u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkiskemi Teatrit. Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit "Migjeni" dhe "Skampa", themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit. Kujt i përkas unë?Cilit teatër mund ti përkas? E di që vetëm Teatrit të Shkodrës nuk i përkas sepse bën genocid ndaj njerëzve që bëjnë punën.Ç'është kjo punë që njerëzit, fatkeqësi e madhe, duan me çdo kusht të krijojnë lindje të vështira me operacione çezariane, pse?Nuk e kuptoj. Mbeta sot mbi 1 orë t'y prit rradhën me u fut në dyert e Tiranës, ku kujtu 2007 natën e Vitit të Ri në Nju Jork, katër orë me hy.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktori-shkodran-sherr-me-avokatin-ne-komision-shllaku-se-kam-pas-baben-murator-lapaj-kerkoju-falje-atyre-qe-e-kane

Free Traffic Exchange