http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Filmi më i ri hollivudian do të sjellë në Shqipëri yjet e kinemasë botërore. Mel Gibson dhe Jean - Claude Van Damme janë vetëm dy nga aktorët që autorët e producentët i prezantuan në Tiranë.
Nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur George Edge, filmi ?Islamophobia? pritet që të ketë skena xhirimi edhe në Shqipëri.
George Edge: Kemi planifikuar që të realizojmë një pjesë të filmit që ka nisur xhirimet edhe në Shqipëri. Dhe aktorët kanë dëshirë të vijnë këtu. Por, për këtë kemi nevojë për mbështetjen e shtetit shqiptar. Duam të bisedojmë fillimisht për çfarë mund të bëjmë e çfarë na ofrohet të bëjmë këtu. Zgjodhëm Shqipërinë sepse ka një realitet që i përshtatet më së miri mesazhit që ne duam të japim. Këtu jetojnë, martohen, gazojnë e krijojnë familje myslimani me të krishterin, në hebre me një mysliman, apo një njeri që nuk beson thellësisht me një besimtar ndjekës të rregullave të fesë së tij.
Mes kastit të aktorëve më të njohur në Hollivud është edhe Teuta Turku, që u ka rrëfyer autorëve dhe producentëve harmoninë fetare, me të cilën bashkëjetojnë prej vitesh njerëzit në Shqipëri. Ajo ka rolin e një nëne.
Këtë film e bën të veçantë jo vetëm mesazhi, por edhe bashkëpunimi mes njerëzve me kultura të ndryshme që përpiqen të japin shenja paqeje.
Omer Sirkaya: Unë jam turk. Skenaristi është kurd, regjisori amerikan, një aktore shqiptare, ndërsa yjet hollivudianë. Jemi bërë bashkë për një mesazh të mirë. Për të thënë se ndryshimet nuk duhet të na ndajnë. Feja, besimi dhe ato për të cilat ne besojmë nuk na bëjnë terroristë, vrasës apo indiferentë. Ne duam të bëhemi si ju shqiptarët, t?i themi botës se duhet të jemi si ju. Në fakt, kur na thanë që ju martoheni, jetoni dhe celebroni festat e dy feve nëse në një familje ka të tillë, ne na u duk pak e habitshme. Kur ua thamë këtë, juve nuk lëvizët as qerpikët. Sepse për ju kjo është diçka e zakonshme. Kjo është një gjë e mirë, që ne duam t?ia tregojmë gjithë botës nga Shqipëria.
Filmi ka nisur xhirimet dhe sipas skenaristit, njëkohësisht edhe drejtorit artistik të ?Islamophobia?, mbetet vetëm një pjesë për të xhiruar në Shqipëri, e deri më tani është vendosur që të xhirohet në Tiranë, Durrës, Pogradec e në një nga malet shqiptare. paratë e fitimit të filmit do ë shkojnë të gjitha për qëllime bamirësie.