Ora News- Prokurori Kaloçi deklarim të rremë për pronat dhe mosdeklarim për mijëra euro

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luan Kaloçi që pret të bëhet pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do ta ketë të vështirë të kalojë vetingun për shkakun se nuk justifikon pasurinë ndërkohë që për një pjesë të saj ka thënë se të ardhurat i ka siguruar nga lojërat e fatit. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi vetëm një komponent, që konkretisht është pasuria, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet. Vendimi jept pas disa ditësh ndërsa vettingun e kaloi pa problem prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.

Prokurori i Apelit në Tiranë, Luan Kaloçi, nuk ka arritur të justifikojë dot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasurinë e tij.

Bëhet fjalë për disa kontrata të shitblerjeve të apartamenteve në Tiranë dhe Elbasan.

Relatorja, Xhensila Pine, tha se për apartamentin prej 145 metrash katror, Kaloçi ka deklaruar se e kishte blerë 52 mijë dollarë, pasi kishte shitur një shtëpi në Elbasan në vitin 1999, për 4 milionë e 800 mijë lekë nga djali i xhaxhait.

Ndërsa dyqanin prej 132 m 2, prokurori e kishte blerë me një lotari sportive ku kishte fituar një shumë të konsiderueshme të hollash.

Përpos kësaj, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se kjo pronë, e paregjistruar në hipotekë, ishte në sipërfaqen prej 86 metrash katrorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se në vitin 2007 Kaloçi nuk ka deklaruar një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 20 mijë euro në llogarinë bankare të bashkëshortes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-prokurorin-kaloci-fsheh-pasurine-ben-deklarim-te-rrem