Report Tv - Bruno Shllaku: Teatri i Ri i domosdoshëm, ky që kemi është stallë kuajsh

2018-07-04 1

Bruno Shllaku, një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës shqiptare, shprehet se Teatri i ri Kombëtar duhet të fillojë të ndërtohet një orë e më parë dhe se ndërtimi i tij është puna më e mirë që po bën qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Sipas aktorit të njohur shkodran, teatri ekzistues u ndërtua nga Italia fashiste si kapanon ushtarësh dhe vetëm një godinë e re, bashkëkohore, do t?i japë vlerë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Përsa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojesh. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkohore që t?i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytete të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i Ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet.

Bruno Shllaku, aktor
Aktualisht, aktori Bruno Shllaku është angazhuar në një produksion të Hollivudit dhe një film mbi Hebrenjtë që do të xhirohet në Poloni.