Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të moshuarit e braktisur nga familja dhe që jetojnë në azile do të përfitojnë vizita okulistike dhe syze optike falas. Ministrja Manastirliu ka marrë këtë vendim, pasi kjo kategori ka probleme të konsiderueshme me shikimin.
Vizita okulistike dhe syze optike falas për të gjithë të moshuarit që jetojnë në qendrat rezidenciale.
Këtë vendim ndërmori ministrja Manastirliu gjatë vizitës së saj në shtëpinë e të moshuarve në Tiranës, vendim që në fakt do të zbatohet në të gjithë vendin për shkak të nevojave reale që ka kjo kategori.
Ogerta Manastirliu: ?Nga sot ofrojmë një shërbim të ri për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike. Ata do përfitojnë vizita mjekësore periodike për sytë dhe syze të posaçme për çdo të moshuar që ka nevojë për to. E nisim nga Tirana ku sot po kryhen vizita mjekësore për rreth 50 të moshuar dhe do ta vijojmë këtë program në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar këtë shërbim shumë të nevojshëm për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike."
Një apel për më shumë përkujdesje për moshën e tretë.
Ogerta Manastirliu: ?Fatmirësisht bërthama e familjes shqiptare është ende e fortë, por siç na kanë treguar dhe rastet e fundit të braktisjes së të moshuarve, fenomeni i i të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë, sa vjen dhe rritet. Shteti ka patjetër përgjegjësinë e vet, siç veproi në rastin e të moshuarve nga Korça, por secili mund të bëjë diçka. Le ti kthehemi traditave tona të mira, të respektojmë dhe të përkujdesemi për gjyshërit."
Referuar të dhënave të fundit, 30% më shumë të moshuar janë sot në institucionet publike rezidenciale dhe ditore, krahasuar me 10 vite më parë.
Në institucionet rezidenciale publike në të gjithë vendin janë aktualisht 251 të moshuar dhe 72 të moshuar të tjerë marrin shërbime ditore në qendrat publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kërkesat rritin nevojën për shtimin e kapacietëve të instucioneve. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, e cila shumë shpejt përfundon rikonstruksionin e plotë.
Gjithashtu po përfundon rezidenca e Palasës, që do të jetë një shtëpi pushimi për moshën e tretë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/manastirliu-sherbime-okulistike-e-syze-falas-te-moshuarit-ne-azile