Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania Bankers Petrolium po mbështet bashkinë e Fierit me financimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve. Tre sheshe janë në proces rikonstruksioni duke oftuar standardet më të larta, ndërsa tre të tjerë do ti nënshtrohen ndërhyrjes në 6 mujorin e dytë të vitit.
Zona përreth stadiumit të Fierit ?Loni Papuciu" do të ketë një pamje të re.
Sheshi i parkimit, rruga dhe fasada e stadiumit po rikonstruktohen nga bashkia e Fierit me mbështetjen e kompanisë Bankers Petrolium.
Zona do të ketë gjelbërim dhe ndriçim, duke krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm për qytetarët dhe sportashësit.
Ky është vetem një nga tre projektet që Bankers po mbështet në Bashkinë e Fierit për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së banorëve.
Me një investim që deri tani ka arritur në 60 mijë dollarë, kompania naftënxjerrëse në Fier ka përfunduar sheshi pranë gjykatës së rrethit, ndërsa vijon puna edhe në lagjen 'Kastriot'.
Flamur Mato: Këto janë tre projekte që jemi duke realizuar në lagje të ndryshme të qytetit dhe konsistojnë në rehabilitimin e shesheve në zona të banuara dhe pranë institucioneve sportive.
Por këto projekte i përkasin vetëm gjysmës së parë të vitit. Tre sheshe të tjera do të rikonstruktohen në 6 mujorin e dytë.
Flamur Mato: Dua të falenderoj kompaninë për gadishmërinë e treguar dhe sensibilitetin.
Kompania Bankers Petrolium ka financuar një sërë projektesh në kuadër të përgjegjesive sociale të koorporateve në bashkitë e Fierit, Patosit e Roskovecit ku ajo ushtron aktivitet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bankers-mbeshtetje-fierit-financon-permiresimin-e-infrastruktures