Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Greqi dhe zhvilloi një vizitë zyrtare me homologun e tij Jorgos Kaminis. Marrëveshja e bashkëpunimit do të firmoset së shpejti në sektorët ku do të këtë më tepër shkembim eksperiencash.
Erion Veliaj zhvilloi vizitë zyrtare në Athinë të Greqisë më homologun e tij Jorgos Kaminis.
Bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve ku ka numër të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë do ti konkretizojnë përmes një marrëvshje që do të nënshkruhet së shpejti.
Protokolli do të nënshkruhet gjatë vizitës që do të zhvillojë në Tiranë kryetari i bashkisë së Athinës, i cili mirëpriti ftesën e bërë nga Veliaj.
?Në figurën e kryebashkiakut të Tiranës nderojmë sot kontributin e qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria që po mbështesin prej dekadash qytetin tonë me punën e tyre të madhe, zgjuarsinë dhe optimizmin e tyre?, tha kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis.
Veliaj dhe Kaminis do të bashkëpunojnë në majft sektorë për zhvillimin e qyteteve, ndërsa homologu grek do të kthejë vizitën e tij në Tiranë së shpejti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-ne-athine-takon-homologun-grek-kaminis