Te larguarit nga Vettingu mund te punojne avokate

2018-07-04 0

Të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të cilët vetting-u i la në klasë kanë një tjetër shans për t?u rikthyer sërish në sallën e gjyqit, kësaj radhe si avokatë.

Mundësinë për ushtrimin e këtij profesioni të lirë ua dha mazhoranca përmes ndryshimeve në ligjin për avokatinë, ndonëse në 2 Maj gjatë prezantimit të draftit, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte shprehur kundër.

"Ne i nxjerim nga dera, s'i lëmë të hynë nga dritarja".

Por dy muaj pas këtij propozimi, kreu i Komisionit të Ligjeve ka një tjetër qëndrim.

"Ky është profesion i lirë, punojnë mbi 10 mijë veta".

Drafti ka marrë kundërshti edhe nga deputetë të mazhorancës.

"Pse të bëhet avokatia streha e gjyqtarëve të korruptuar", thotë deputeti Bashkim Fino.

Maks Haxhia: "Profesion i lirë, nëse eshte i paaftë do jetë edhe si avokat i tillë. Ne nuk mund të bëjmë dot gjykatën, nëse e dënon gjykata po".

Shumica kaloi në Komisionin e Ligjeve edhe ndryshimet në draftin për Shkollën e Magjistraturës, por për miratimin e tij në Kuvend nevojitet edhe konsensusi me opozitën.