http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat depozitoi në prokurorinë e Tiranës materialin hetimor të vetëvrasjes së Shkëlzen Qordjes, shoferit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Dosja i referohet nenit 99 të kodit penal, shkaktimi i vetëvrasjes, për aq kohë sa ngjarja ende nuk ka një motiv.
Në dosje krahas rezultateve mjeko ligjore është dhe ekspertiza balistike e përfunduar e armës tip MP5 me të cilën 31-vjeçari i dha fund jetës.
Verifikimi i armës së përdorur konfirmoi çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes në të cilat Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur.
Në armën gjysmë automatike u gjetën gjurmët e gishtave të viktimës duke hedhur poshtë çdo teori tjetër mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Laboratori shkencor doli në konkluzion se edhe gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë ndërsa 2 nga plumbat kishin mbetur në muret e grazhdit nëntokësor të Gardës së Republikës.
Në dosje janë dhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë Shkëlzen Qordjen kur hyn në ambientet e gardës me makinën e shërbimit tip ?Hyundai?.
Kamerat kanë fiksuar vetëm momentin e hyrjes deri në garazhin nëntokësor ndërsa brenda saj zona nuk monitorohet.
Pak para vetëflijimit Xeni ashtu siç e thërrisnin të gjithë i shkroi mesazh nënës së tij duke i kërkuar falje. Deri më tani motivet e aktit të rëndë mbeten ende mister ndërsa prokuroria pritet të marrë në pyetje sërish familjarët.