Kulla 200 vjeçare e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës rrezikon shembjen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV



Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare, rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture po shkatërrohet nga mungesa e mirëmbajtjes.



Kjo pasi drejtoria rajonale e kulturës kombëtare nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të kryer restaurimin.



Projekti në fakt është gati: ai i përfshin restaurimin e mureve dhe të çatise me një vlerë prej 5.1 milion lekësh.



Ministrisë së kulturës i janë bërë kërkesa jo vetëm për këtë kullë, por edhe për objekte te tjera të trashëgimisë.



Kulla e Dervish Aliut është ndërtuar në vitin 1847. Ajo shërbente edhe si një fortesë për tu mbrojtur nga pushtuesit. Pozicioni i vendosjes së saj është e tillë që të mund të kontrollojë të gjithë territorin në Dukat.