Ora News - LSI rrëzon PS, nuk jep konsensus për ligjin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim, refuzoi mazhorancën duke mos i dhënë konsensusin për miratimin e ligjit për "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i cili kërkon 84 vota në Kuvend. Partia Socialiste priti disa javë për konsensus, ndërsa LSI në opozitë tha se nuk mund të japë votat për ti rikthyer Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtën e emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mungesë të 84 votave, ndryshimet në këtë ligj të propzouara nga Ulsi Manaja dhe Klotilda Ferhati, mbeten pezull.

Edhe pse u shty për shumë javë, me qëllim marrjen e konsensusit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mazhoranca nuk i ka siguruar votat që të miratojë në Parlament ndryshimet në ligjin për "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë". Në komisionin e ligjeve Partia Socialiste e miratoi vetëm me votat e saj në parim, ndërsa ky ligj në Kuvend kërkon 84 vota.

Propozohen ndryshime në dy nene, duke i kthyer Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtën e emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Po ashtu socialistët propozojnë në ligj dhe hapjen e konkursit nga shkolla e magjistraturës për magjistratë të rinj.

Nasip Naço: "Nuk kërkon as më shumë as më pak por të shtojë pambarimisht afatin e Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme në detyrë, pa asnjë lloj limiti dhe të bëjë ajo emërimet e këtyre magjistratëve që kanë mbaruar për vitin 2017-2018.

Dhe nuk mund të kthehemi përsëri 180 gradë dhe këta studentë të magjistraturës që kanë mbaruar tu themi një pjesë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që bëni ju emërimet dhe po e lini të hapur dhe KLGJ edhe KLP në kalenat greke prandaj kam votuar kundra. Ju uroj mbarësi në reformën në Drejtësi."

Komisioni i ligjeve miratoi në parimin edhe ligjin për avokatin. Ndryshe nga sa është diskutuar dhe u kërkua në fillim, ky ligj nuk do ti pengojë prokurorët dhe gjyqtarët që dalin nga sistemi për shkak të vettingut, të ushtrojnë profesionin e avokatit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lsi-rrezon-ps-nuk-jep-konsensus-ligjin-e-prokuroreve-dhe-gjyqtareve