Dy qeveri, një mbledhje: Mali i Zi-Shqipëri bashkë për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilluar një mbledhje të përbashkët.



Kryeministrat Rama dhe Markoviç, së bashku me kabinetet qeveritare u mblodhën në Shkodër për të vendosur piketat e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.



Procesi i integrimit europian të të dy vendeve dhe atyre të rajonit në tërësi, u theksua në mënyrë të veçantë nga të dy krerët e qeverive.



?Anëtarësimi në BE është prioritet i Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe vendet e rajonit. Mund të jemi të kënaqur me intensifikimin e dialogut mes BE dhe vendeve të rajonit. Ka ende mendime të ndryshme për zgjerimin, por duhet të punojmë shumë në shtëpinë tonë për interesin e qytetarëve tanë.  Përgëzoj Shqipërinë për marrjen e datës së nisjeve të negociatave, me bindjen se do thelloni reformat e nisura. Mali i Zi do mbështesë dhe do ofrojë përvojat e saj. Në jemi Për 6 vite kemi nisur të negociatat dhe ka shumë për të punuar. Krahas përmbushjes së detyrimeve kemi forcuar kapacitetet tona që do ketë efektet pozitive afatgjata?.



Shefat e qeverive u ndalen tek nevoja e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, zhvillimin e projekteve të iniciuara nga Procesi i Berlinit, si dhe shkëmbimin e eksperiencave, kryesisht në fushën e turizmit.



?Duhet të avancojmë me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve duke shfrytëzuar potencialet tona. Të vetëdijshme se lidhjet infrastrukturës jenë të rëndësishme. Duhet zhvillim dhe në sektorin energjetik, pasi çdo vend merr përfitim. Hapja e pikës kufitare Tuz-Bajzë, si dhe modernizimi në pikën e Muriqanit do krijonte mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, por edhe të turizmit. Projekti autostradës adriatiko-joniane shumë e rëndësishme.?



Ndërkohë që kryeministri Rama nënvizoi forcimin e kontrollit kufitar.



Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama e Markoviç evidentuan minoritetet si ura bashkëpunimi, duke evidentuar garantimin e të drejtave të tyre.