Gjermani, koalicioni qeveritar arrin marrëveshjen për emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelaria gjermane Angela Merkel ka arritur të shpëtojë qeverinë e saj duke pranuar që të heqë dorë nga politika bujare emigracionit, e cila i ka fillesat prej vitit 2015.



Marrëveshja u arrit mes kancelares  dhe Ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, i cili donte të reduktonte në mënyrë drastike numrin e azilkërkuesve që mbërrijnë në Gjermani.



Aleati qeveritar i Merkelit do të vijojë të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm pavarësisht se me herët kishte kërcënuar me dorëheqje ne rast se nuk gjendej një zgjidhje e pranueshme. Shumica e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani dhe janë të  regjistruar në një vend tjetër të BE-së, do të vendosen në qendra tranziti në kufi mes Gjermanisë dhe Austrisë në pritje për tu kthyer në vendin e tyre të parë të hyrjes në Evropë. Ndërkohë qeveria austriake ka deklaruar se "është e gatshme të marrë masa për të mbrojtur" kufijtë jugorë me Italinë dhe Slloveninë.

Free Traffic Exchange