Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori në Prokurorinë e Shkodrës, Vate Staka është konfirmuar në detyre, duke kaluar kështu procesin e rivlerësimit kalimtar.
Sipas hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka ka rezultuar i pastër në tre kriteret pasuria, pastërtia dhe aftësia profesionale.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 25 qershor Relatorja Elteda Çiftja tha se Staka eshte i pastër dhe pa lidhje të dyshimta.
Relatorja: Prokurori Vate Staka ka figurë të pastër dhe pa lidhje të dyshimta. Nuk ka vërejtje për punën e prokurorit Vate Staka, është vlerësuar shumë mirë. Ka pasur 4 denoncime nga publiku për prokurorin. KPK konstaton se Staka ka qenë bashkëpunues.
Staka zotëron një banesë prej 103 metra katrorë dhe tokë në Shkodër. Ndërkohë DSIK ka raportuar se figura e prokurorit është e pastër dhe nuk ka pasur kontakte me persona të papërshtatshëm.
Relatorja tha se ndaj Stakës ishin bërë katër denoncime nga publiku por prokurori tha se nuk kishte dijeni për to.
Prokurori Vate Staka: U njoha me relatimin dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Jam përpjekur që të jem sa më korrekt dhe të mos e zvarris për asnjë ditë këtë proces. Kam eksperience të gjatë në Prokurori.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-e-shkodres-vate-staka