Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Malin e Zi. Ai tha se ata janë faktor stabiliteti në ndërtimin e një të ardhme më të mirë të vendit të tij.
Dushko Markoviç: Shqiptarët në Mal të Zi janë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, janë pjesëmarrës aktivë dhe promovues të realizimit të prioriteteve strategjikë të shtetit. Janë faktorë i stabiliteti të ndërtimit të një të ardhme më të mirë të vendit. Në të njëjtën mënyrë siç janë malazezët në Shqipëri, qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e saj dhe jetës politike dhe shoqërore duke ruajtur identitetin dhe traditën e vetë. Natyrisht, gjithmonë mund të kemi prirje për më mirë dhe përpjekjet e qeverive tona duhet të jenë ende të drejtuar nga realizimi i të drejtave të pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dushko-markovic-shqiptaret-ne-mal-te-zi-faktor-stabliteti