Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është aeroporti i Kukësit, ndërsa këto janë ferrat dhe shkurret që e kanë mbuluar rrethimin e pistës (shikoni foton dhe videon).
Në prill të këtij viti, Kryeministri u shpreh optimist për vënien në punë të këtij aeroporti por ende për investimin që ka përfunduar prej 12 vitesh nuk ka zhvillime, gjë që rrit koston për shkak të amortizimit.
Jo vetëm pista por edhe rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të lartë. Vetë kuksianët edhe pse skeptikë, u shprehën se vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.
Objekti shihet të jetë me leverdi për fluturimet low cost por mosvënia në punë ka krijuar harxhime të konsiderueshme në financat publike të vendit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-kukesit-ne-meshire-te-fatit