Futja me procedurë në mënyrë të përshpejtuar e projektligjit për Teatrin Kombëtar në axhendën e parlamentit riktheu debatin mes maxhorancës dhe opozitës.
Demokratët kërkuan heqjen e draftit nga rendi i ditës, teksa pritej ardhja në Komisionin e Ligjeve të ministres Mirela Kumbaro dhe nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.
?Pse duhet të shënosh në CV tënde që ja bashkëpunëtor me Ramën në vjedhje. Gjurmët e krimit po i shkruani sot. Ju jeni kodi i vrasjes, bashkëpunëtorë në vrasje dhe na akuzoni për hajdutë".
Me ardhjen e ministres Kumbaro opozita shtoi akuzat kësaj radhë jo vetëm ndaj kryeministrit, por edhe firmës që pritet të ndërtojë godinën e re të Teatrit Kombëtar.
Në kujtesë të demokratëve ministrja e Kulturës si dhe Nën/Kryetari i Bashksië së Tiranës, Mazniku sollën investimet e kryera nga e njëjta kompani edhe në kohën kur pushteti lokal qeverisjes nga demokratët.
Tjetërsimi i pronës publike ishte një tjetër pikë që përplasi palët.
Pas më shumë se katër orë debatesh maxhoraca miratoi e vetme projektligjin që përcakton procedurën për rinegocimin dhe lidhjen e kontratës për projektin e ri të godinës së Teatrit Kombëtar.
Tv Klan