Ora News- Vettingu, KPK zbardh pronat e gjyqtarit Artan Laze

2018-07-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtimin dosjen e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze. Në raportimin e bërë rezulton se ai ka deklaruar dy apartamente në Tiranë, një me një sipërfaqe prej 158 metra katrorë dhe një tjetër 120 metra katrorë, tokë në Porto Romano dhe një automjet të blerë nga KQZ.

Në raportimin e bërë Komisioni ka konstatuar parregullsi në vitin e blerjes së një apartamenti, diferenca në blerjet e banesave por edhe në shitjen e njërës prej tyre.

Në apartamentin e parë diferenca shkon në 9 mijë euro dhe në të dytin KPK konstaton blerjen me 4 milion lekë dhe deklarimin me 53 mijë euro.

Po ashtu është konstatuar mosdeklarimi i shpenzimeve për shkollën që vajza e gjyqtarit ndjek në një Kolegj privat.

Në sallë gjyqtari dhe avokati kanë pranuar se ka gabime njerëzore në deklarim dhe për këtë ka konstatuar dhe një rast të KPK ku viti ishte shënuar 1011 dhe jo 2011.

Pas seancës, vetë Laze ka shprehur besimin se do të kalojë vettingun, ndërkohë e ka ngritur shqetësimin se gjyqtarët që kanë kaluar në procesin e verifikimit janë kërcënuar prej kriminelëve për shkak të dënimeve që kanë dhënë më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-gjyqtarin-artan-laze-kpk-rrezon-kerkesen-perjashtimin-e-trupes

Free Traffic Exchange