Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi në një bashkëbisedim me të rinjtë audiopërgjimin e vëllait të Ministrit Xhafaj.
Duke i qëndruar bindjes së regjistrimi është autentik, Basha akuzoi mazhorancës se po mashtron qytetarët.
Basha: E dëgjuat ç'bënë sot me regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafës. Dy muaj u munduan t'ua veshin italianëve, kur italianët nuk e morën përsipër, tani do të shkojmë ta çojmë në një laborator tjetër. E kotë është ajo se analizën politike ja ka bërë laboratori i Surrelit, ndërsa analizën e vërtetë ja kanë bërë gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë fare mirë se ai është një regjistrim autentik ku vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdon të bëjë trafik droge në Vlorë. Nuk ka vlonjat që nuk e di këtë, këta duan të bëjnë budallenj të gjithë Vlorën dhe pastaj gjithë Shqipërinë që të mbajnë Fatmir Xhafën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-audiopergjimin-e-vellait-te-xhafaj-mashtruan-2-muaj-italia-u-tha-jo-tani