Ora News- Basha e cilëson investim donkishotesk dhe replikon me Fleckenstein për negociatat

2018-07-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka replikuar në distancë me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili vuri theksin tek bashkëpunimi politik për negociatat.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë, Basha e cilësoi investim donkishotesk, pasi sipas tij në Shqipëri problemi i vërtetë është lidhja e qeverisë me krimin.

Basha: Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim donkishotesk edhe nga nga ndonjë i huaj që flet për çdo gjë përveçse për problemin. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, nuk është përballja opozitë-qeveri, problemi është lidhja e qeverisë me krimin, problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria, problemi është ekonomia.

Nuk ka investime, taksat rriten. Këto janë problemet e Shqipërisë, të tjerat janë për tu hedhur hi syve, për të bërë alibitë e Edi Ramës.

Nëqoftë se do vazhdojmë të kemi Ministra të Brendshëm të lidhur me krimin, kryeministër që bën ligje të posaçme për të grabitur pronën publike, teatrin, që të pastrojë lekët e 'Yaris' me kullat. Nëse do vazhdojmë të kemi një drejtësi që nuk ndëshkon politikanët e lidhur me krimin por i mbron ata, që merret me justifikimin e krimit.

Basha ishte i prerë kur tha se nuk pranon leksione për bashkëpunim dhe puthje, pasi PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës.

E vetmja rrugë që i hap dyert e Europës Shqipërisë sipas tij është largimi i qeverisë Rama.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-e-cileson-investim-donkishotesk-dhe-replikon-me-fleckenstein-negociatat