Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes fyerjesh dhe akuzash nisi këtë të hënë diskutimi në Komisionin e Ligjeve mbi Teatrin Kombëtar.
Klevis Balliu: Je i pacipë.
Ulsi Manja: Kujdes kur drejton gishtin nga unë, vrasësit nuk mund të drejtojnë gishtin nga unë.
Edhe pse procedura u miratua seancën e kaluar, deputetët e opozitës kërkuan që drafti për teatrin të hiqej nga rendi i ditës, kërkesë e cila u rrëzua me votat e mazhorancës.
Enkelejd Alibeaj: Është faturë e madhe ligjore, jeni duke konsumuar vepra të qarta penale.
Ulsi Manja: Është është pro, abstenim nuk ka, rrëzohet kërkesa e bërë nga opozita.
E ftuar për të raportuar tek Ligjet, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përsëriti se godina është jashtë funksionit dhe Ministria e Kulturës hnuk ka fonde për ta rikonstruktuar, fakt që është kundërshtuar edhe nga deputetë të opozitës të cilët e cilësojnë tjetërsimin e pronës publike si antikushtetuese.
Mirela Kumbaro: Ky objekt nuk u konsiderua i denjë për tu përfshirë në statusin Monument Kulture, ndryshe nga objekte të tjera rreth tij. Ministria e Kulturës nuk disponon mjete të mjaftueshme financiare për realizimin e këtij investimi në përmasat e duhura.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-shfaqje-ne-kuvend-deputetet-perplasen-proceduren-e-pershpejtuar