Report Tv - Fluks pushuesish në bregdetin e Lezhës, kullat e vrojtimit pa roje

2018-07-02 3

Mungesa e kullave të vrojtimit vijon të jetë një problem për plazhet në zonën e Shëngjinit, pavarësisht numrit të madh të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë. Në një kohë që sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në plazhin e Shëngjinit janë të vendosura vetëm 5 kulla vrojtimi, të cilat janë të pamjaftueshme për këtë vijë bregdetare.

Po ashtu edhe tek ?Rana e Hedhun? si edhe në bregdetin e Tales janë të vendosura vetëm nga 2 kulla, ndërsa vrojtuesit janë të pacertifikuar, duke përbërë një problem të madh për pushuesit. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga operatorët turistik, situata në këto plazhe nuk ka ndryshuar.

Free Traffic Exchange