Që nga data 1 është i ndaluar rreptësisht përdorimi i qeseve plastike. Përdorësuesit e tyre do të penalizohen, si dhe do të merren masa për prodhuesit.
Çdo biznes që përdor këto qese pasi ka përfunduar afati, rrezikon të gjobitet me gjoba që variojnë 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Vendimi i qeverisë parashikon që në treg të hidhen qeset e riciklueshme, që janë nën kontrollin e ministrisë dhe do të prodhohen kundrejt një pagese.
Kontrollet për shkeljen e vendimit i janë lenë në dorë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha dy muaj më parë kur doli vendimi se si qytetarët ashtu edhe bizneset duhet t?i bashkohen nismës.
?Vendimi kërkon masa drastike, kërkon që 2 muaj pas hyrjes në fuqi, të mos ketë më përdorim të qeseve plastike, masa e gjobës është e një niveli të konsiderueshëm nga 10 milionë deri në 15 milionë lekë të vjetra kushdo përdorues apo prodhues i këtyre qeseve plastike?, deklaroi ministri.