Ora News- Vettingu, apartament nga Vlora në Bulqizë, KPK zbardh pronat e gjyqtarit Artan Laze

2018-07-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij.

Laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas gjyqtarit, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.

Ndërkohë, KPK ka kryer hetim të thellë mbi gjendjen pasurore, mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit, i cili rezulton të ketë një apartament me sipërfaqe 158 m2 në "Rrugën e Kosovarëve", një apartament në Vlorë nga ana e babait, një apartament me sipërfaqe 120 m2 në rrugën e Durrësit, si dhe një pronë kullotë në Porto Palermo në Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-gjyqtarin-artan-laze-kpk-rrezon-kerkesen-perjashtimin-e-trupes

Free Traffic Exchange