Prezantohet paketa fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i financave Arben Ahmetaj prezantoi paketën fiskale në Komisionin Ekonomisë, mes zhurmës dhe akuzave të opozitës lidhur me ligjin për ndërtimin e teatrit të ri. Ndonëse mbledhja u zhvilluan mes tensionesh, në përfundim palët dolën të paqartë lidhur me çfarë tha ministri dhe çfarë tha opozita.



Që në nisje të Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se ligji për teatrin po i shmanget diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë.



Projektligji në fjalë sipas saj, nuk është firmosur nga ministri i financave dhe as nga kryeministri duke shtuar dyshimet për një aferë korruptive.



Por pas këtyre qëndrimeve, kreu i komisionit Braçe si dhe deputeti i PD Bardh Spahia u përfshinë në akuzua të ndërsjella. Kaq ka mjaftuar që mbledhja të ndërpritje për më shumë se 30 minuta dhe për të rinisur sërish mes zhurmës dhe kaosit të krijuar.



Prezantimi i paketës u konsiderua i mbyllur, ndërkohë që deputetet vijuan akuzat edhe pas përfundimit të mbledhjes.

Free Traffic Exchange