http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra spitalore universitare ?Nënë Tereza? synon te reduktoje mbingarkesën e madhe ne urgjencën e kirurgjisë me ndihmën e stafit te spitalit te njohur ndryshe si Sanatoriumi. Mbi 130 urgjenca pret ne 24 ore QSUT ku 13 janë ndërhyrje. Duke filluar nga 4 korriku e çdo te mërkurë tjetër, urgjencat kirurgjikale do te zhvendosen ne spitalin e sëmundjeve te mushkërive.
Mjeket shpjegojnë se disa shërbime si kardiokirurgjia, neurologjia dhe rastet e renda te urgjencave do te vijojnë te trajtohen ne QSUT.
Vendimi i ministrisë për te zhvendosur urgjencën kirurgjikale 4 here ne muaj ne spitalin ?Shefqet Ndroqi? është i përhershëm. Edhe spitalet rajonale janë vene ne dijeni për ndryshimet, çka do te thotë qe te mërkurave ambulancat do ti drejtohen sanatoriumit për urgjencat kirurgjikale.