Pas ankesave në Cërrik, Bukurija pranë Ramës: Administrata poshtë pi kafe, me ty jam shumë e kënaqur

2018-07-02 0

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Kryeministri u përball me qytetaren Bukurije Braka. Braka u bë e njohur në dëgjesën publike në Cërrik, ku i tha Kryeministrit Edi Rama se kontrolli parësor është i dështuar. Braka u ankua se në qendrat shëndetësore nuk kishte as aparat tensioni.

Por siç duket, Braka ka ndryshuar qëndrim. Sot, në kryeministri ajo tha se është e kënaqur me Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste por sipas saj, problemi qëndron tek administrata shtetërore që nuk kryen detyrën.

Batutat e Ramës me Bukurije Brakën sot në Kryeministri:

Nuk ishte e nevojshme të vinin deri në Kryeministri këto probleme. Problemi u zgjidh brenda 10 ditësh. Vajti vajza, mori zgjidhje.

Rama: Fol si në Cërrik, mos ki emocione. Aty më mbyte.

Bukurije Braka: Jo jo, s?të mbyta unë.

Rama: Fol tashi

Bukurije Braka: Administrata poshtë duhet të jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s?të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur.

Rama dhe Bukurije Braka në Cërrik:

Qytetarja: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up, mamografia dhe pap testi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja: Atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Unë them mamografia është falas e pap test i ke në Elbasan.