Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se deri në qershor 2019 kur është caktuar data për hapjen e negociatave, Shqipëria ka një sfidë të madhe, që është politika.
Në një aktivitet për integrimin, ku ishte i pranishëm, diplomatja e BE i bëri thirrje politikës shqiptare që të bashkohet, sepse në të kundër procesi i integrimit është shumë i vështirë.
Vlahutin: Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush. Një gjë që e kemi konstatuar në cdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre.
Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura. Është me rëdësi që të punohet për këtë unitet. Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-ne-2019-vlahutin-politika-sfide-e-madhe-duhet-bashkim-kombetar