Ora News - Përmirësimi i motit rikthen pushuesit buzë detit

2018-07-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmirësimi i kushteve atmoferike me temperatura që shënuan deri në 31 gradë celsius, këtë të dielë që përkoi edhe dita e parë e Korrikut rikthye pushuesit në brigjet shqiptare. Fluks pushuesish u shënua në Durrës dhe jug, ndërsa më të paktë ishin të Shëngjin. Këto kushte të favorshme për plazh pritet të zgjasin për një javë, ndërsa me tej është parashikuar rikthimi i motit të paqëndrueshëm edhe një herë në mes të verës.

Korriku nisi me një të diel me diell dhe rikthimin e pushuesve buzë detit.

Plazhet e Durrësit ishin të tejmbushur me pushues që shfrytëzuan temperaturat që shënuan deri në 31 gradë celcius pas shirave e motit të paqëndrueshëm të qershorit.

Pjesa më e madhe kishin zgjedhur Durrësin për shkak të afërsisë me zonat ku jetojnë e punojnë, por nuk mungonin as pushuesit nga Kosova apo të huajt.

Turisti italian: Jam për herë të parë në Durrës. Më pëlqen deti dhe njerëzit. Kam vizituar disa vende të botës. Kudo ka fenomene pozitive e negative. Por në përgjithësi mund të them vetëm fjalë të mira për Shqipërinë. Mund të them vetem komplimente.

Plazhi nisi heret këtë sezon në Shëngjin, por paqëndrueshmëria e motit në javën e fundit detyroi shumë pushues që ti ndërprisnin pushimet.

Kjo e dielë që kosniderohet edhe dita e tranzitit mes atyre që i mbyllin dhe atyre që i nisin pushimet u reflektua qartë në Shëngjin, ku numri i çadrave të ulura tregon se pushuesit nuk ishin të shumtë.

Pushuesit u rikthyen edhe në plazhet e jugut, ku këtë verë mbizotërojnë të huajt, ndërsa kryeqytetasit mbeten besnikë të Dhërmiut e Himarës.

Parashikimet tregojnë se e gjithë java në vijim do të karakterizohet nga me temperatura të larta çka pritet të favorizojë të gjtihë ata që janë me pushime buzë detit, por moti i paqëndrushëm pritet të rikthehet sërish.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permiresimi-i-motit-rikthen-pushuesit-buze-detit

Free Traffic Exchange