Kodi Rrugor sërish drejt ndryshimit, përfitojnë shoferët nga Kosova dhe Maqedonia

2018-07-01 0

Shkon sërish drejt ndryshimit Kodi Rrugor. Dhe pse në fuqi prej më pak se një viti me rregullimet e fundit që u bënë, në parlament janë propozuar sërish ndryshime të Kodit Rrugor.

Sipas materialit të siguruar nga Report Tv këtë herë është propozuar ndryhimi në Kod në lidhje me penalitetet që aplikohen për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vëndin tonë si dhe heqia e kompentecave për rikthimin e këtyre patentave nga institucioni i prefektit.

Përaktësisht propozohet ndryshime në nenin 127 që prekin pezullimin e lejes së drejtimit. Propozuesi i këti ndryshimi në Kod rezulton se është deputeti socialist Pjerin Ndreu, ndërsa ende s'ka një datë se kur do të kalojë për votim në parlament.