Ora News - Stop qeseve plastike!

2018-07-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga sot, qeset plastike që janë më pak se 35 mikron nuk do të lejohen në qarkullim. Vendimi që nisi zbatimin këtë të dielë, 1 korrik 2018, është në koherencë me iniciativat që po ndërrmarin një sërë shtetesh për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike.

Shqipëria i është bashkuar inicativave globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike, me synim mbrojtjen e mjedisit.

Prej kësaj të diele ka hyrë në fuqi vendimi që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike që kanë një përbërje më pak se 35 mikron.

Subjektet do të duhet të përdorin qeset ekologjike.

Fillimisht aksioni do të nisë me këshillimin e bizneseve.

Sipas drejtores së Mjedisit, Klodi Marikaj, në këtë fazë të parë nuk synohet penalizmi.

Klodi Marikaj: Nuk është se do të dalim si një task-forcë që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit.

Objekt i zbatueshmërisë së këtij vendimi nuk do të jenë qeset për përdorim higjeno sanitar dhe ato që përdoren në spitale, të tjerat nuk do të lejohen më në qarkullim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/stop-qeseve-plastike