Ora News - Rama: Miqtë ndërkombëtarë na mbështetën, opozita luftoi kundër negociatave

2018-07-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, është ndalur këtë të dielë në qytetin e Korçës në kuadër të turit të llogaridhënies publike.

Akuzat nga opozita, deri tek falenderimi për ndërkombëtarët, kanë dominuar këtë takim ku sipas kreut të qeverisë ishin të huajt ata që e mbështetën hapjen e negociatave, ndërsa opozita habiti duke luftuar kundër.

Rama: Parafytyrojeni, në tryezën e ministrave të Këshillit Europian, ministri i Jashtëm i Greqisë dhe ministri i Jashtëm i Italisë kanë luftuar sikur të ishin aty ministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kanë luftuar 1000 herë më shumë, sesa ka luftuar opozita e këtij vendi. Vendet anëtare, të gjithë miqtë tanë kanë luftuar për Shqipërinë 1000 herë më shumë e këta jo vetëm nuk kanë luftuar, por kanë luftuar kundër, - bëjnë me biznesin e vogël, që i mashtrojnë njerëzit me lajme të rreme, që u vu TVSH-ja, do ju rritet kjo e do ju rritet ajo, do vijë fundi i botës për ju.

Rama po ashtu mohoi akuzat e opozitës në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Rama: Do bëhet teatri dhe 230 -250 milionë u vodhën. Por ajo e gjitha kushton aq. Është një çmenduri. Do bëhet kjo - u vodhën, thonë. E ka thënë mirë një fjalë e mençur. Nëse akuzon dikë për diçka që ai nuk e ka bërë, ose e ke bërë vetë, ose je gati ta bësh vetë, po t?u dha mundësia. Se nuk më shkon mendja mua që t?i akuzoj në këtë formë, se nuk i kam bërë ato gjëra e nuk dua t?i bëj ato gjëra. Ujku, ujku, po çakalli bën kërdinë. Po këta çakallit i marrin të keqen. Nuk e di me cilën specie mund të krahasohen, pa fyer specien që përdor për krahasim.

Kryeministri dëgjoi shqetësimet dhe problemet e qytetarëve korçarë duke i ftuar të denoncojnë çdo rast në portalin Shqipëriaqëduam.al, pasi vetëm përmes kësaj platforme do të marrin përgjigjet dhe zgjidhjet që kërkojnë.

Banorja: Quhem Pranvera Taillari, jam pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, kam aplikuar. Jam kryefamiljare e divorcuar, pas divorcit kam studiuar për 6 vjet, kam bërë dhe Masrterin profesional në Fakultetin e Bujqësisë. Ju kam kërkuar të gjithë drejtuesve këtu për një punë sadopak, edhe sanitare, me gjithë diplomat që kam.

Rama: Nëse do punë dhe je gati të punosh.

Banorja: E gatshme kam qenë.

Rama: Nesër ditë e hënë, ora 8 në mëngjes të paraqitesh në punë, është e sigurt që do ta gjesh punën. Por mos më vër kusht që të jetë punë në shtet.

Në takim nuk kanë munguar as batutat siç ishte ajo kur Rama tha se janë burrat ata që e kanë marrë në qafë këtë vend.

Rama: Unë besoj që këtë vend e kanë marrë në qafë burrat. Kështu besoj unë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-miqte-nderkombetare-na-mbeshteten-opozita-luftoi-kunder-negociatave