Ora News - Mes lotëve dhe dhimbjes, shoferi i Xhafaj përcillet në banesën e fundit

2018-07-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes dhimbjes për humbjen e jetës së 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, familjarët, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, pasi familjarët vendosën të kishin një ceremoni jo publike.

Hetimet paraprake janë përqëndruar në pistën e vetëvrasjes ndërsa asnjë nga të afërmit nuk ka dijeni për ndonjë problem që mund të ketë shqetësuar atë ditët e fundit deri në vendimin ekstrem.

Shoferi i Ministrit të Brerndshëm banonte në katin e dytë të një ndërtese në zonën e Qytet Studentit.

Atë të gjithë e njihnin si një djalë të qetë dhe që nuk sillte probleme në lagje.

Fqinjët nuk kanë nguruar të japin përshtypjet e tyre të fundit.

Gruaja: Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer. Nuk ka pas probleme këtu në lagje.

Gruaja: I thjeshtë, i urtë, i sjellshëm dhe shumë i edukuar dukej.

Familja Qordja ka pritur sot ngushëllimet ndërsa për pak kohë do të kishte gëzimin e rradhës, pasi Shkëlzeni do të fejohej së shpejti.

Grupi hetimor është në fazën intensive të ekspertizave të plota për rrethanat e ngjarjes.

Rezulton se viktima kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma automatike MB5 që Garda e Republikës përdor vetëm në ambjentet e brendshme pasi efektivët në terren lëvizin vetëm me pistoleta.

Disa orë para se të merrte këtë vendim, 31 vjeçari ka qenë duke festuar në një lokal deri në orët e para të mëngjesit ndërsa po kqyren me imtësi tabulatet telefonike për të përcaktuar personat me të cilët ka komunikuar deri mëngjesin e së shtunës.

Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur në orën 09:33, brenda automjetit që e kishte parkuar në garazhin e Gardës, ndërsa nga mjekësia ligjore është përcaktuar se nuk ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Një ditë më parë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në ambjentet e Gardës së Republikës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mes-loteve-dhe-dhimbjes-shoferi-i-xhafaj-percillet-ne-banesen-e-fundit