Rama: Sulmi i opozites per gardistin, skenar makaber

2018-07-01 0

Para se t?i jepte përgjigje opozitës që vdekjen e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja, e quajti vrasje të tipit mafioz, Kryeministri Edi Rama u ndal t?i shprehur ngushëllimet familjes së gardistit.

?Ngushëllime familjes së punonjësit të Gardës, i cili u nda nga jeta. Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes, të faktit se edhe përtej tragjedisë dhe dhimbjes, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye të mosarsyes që kanë dominura për kaq shumë kohë politikën tonë?.

Brutal, i turpshëm dhe makabër ishte sipas Ramës skenari që ngriti opozita për të sulmuar mazhorancën.

?Presioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makrabe për të goditur ministrin e Brendshëm dhe qeverinë, vërtetë që nuk ka fjalë për t?u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme dhe artificiale i debatit politik?.

Pas përgjigjes që i dha opozitës nga Korça, Rama iu kthye shqetësimeve të qytetarëve, të cilëve i premtoi ulje taksash për kategorinë e të vetëpunësuarve.

?Ne po bëjmë dhe do miratohet një ulje të re taksash për ata që janë të vetëpunësuar apo kanë punësuar tek biznesi i tyre, shumë shpejt do shkojë në Paralment. Çdo biznes nga 80 në 150 milionë gënjejnë, do e çojmë në 140 fashën dhe kjo është përgjigjia për ata maluketër?.

Edhe në Korcë, njësoj si në çdo qytet tjetër, Kryeministri Rama ka shkëmbyer batuta me qytetarët, në veçanti kur preferon të dëgjojë më parë kërkesat e grave dhe vajzave dhe pastaj të burrave.

Disa prej ankesave dhe kërkesave që iu bënë, Rama i drejtoi në platformën ?Për Shqipërinë që Duam?, duke garantuar se përgjigjia do të vijë për jo më shumë se 10 ditë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange