Spaho: Gardisti u qëllua me tre plumba - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon të këmbëngulë se gardisti Shkëlzen Qordja nuk është vetëvrarë. Nënkryetari demokrat Edmond Spaho, në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ritheksoi se ngjarja është një vrasje mafioze.



Edmond Spaho: ?Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba?



Për opozitën, në 5 vitet e fundit Edi Rama në pushtet ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim.



?Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër. Përfshirjen e Saimir Tahirit me ?Audin? e tij AA 003 GB në trafikun ndërkombëtar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës. Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge. Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita. Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës!?



Sipas nënkryetarit te demokrateve me Ramen kryeministër, dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe qershorin e vitit të ardhshëm për Shqipërinë.

Free Traffic Exchange