Ora News- Troshani, destinacioni i ri i turizmit në Lezhë

2018-07-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga një zonë e panjohur, fshati Troshan në Lezhë po kthehet në një destinacion turistik.

I ndodhur në zemër të Zadrimës, vetëm 15 km nga qyteti i Lezhës, zona ka potenciale të mëdha zhvillimi që tashmë janë vënë në funksion të turizmit.

Historia mijëvjeçare e Troshanit lidhet ngushtë me kolegjin, një shkollë parauniversitare, sot monument kulture i kategorise së parë, nga ku dolen dhe shërbyen disa prej emrave me të shquar.

Kol Baruti, Famullitar i Troshanit: "Kur në shumë vende të tjera ishte e ndaluar, këtu filloi kultura, gjuha, leximi, shkrimi."

Troshani në vetvete është një vendbanim i hershëm, por ishte At shtjefen Gjeçovi ai që nxorri në dritë të kaluarën e tij

Paulin Zefi: "Histroi mijëravjeçare për Troshanin, histori të shkruar por edhe në bazë të rezultateve që kanë dalë nga gërmimet arkeologjike të bëra këtu. Pikërisht këtu në fshatin Troshan, arkeologu At shtjefen Gjeço zhvilloi dhe ekspeditën e parë arkeologjike në vendin tonë, hodhi bazat e arkeologjisë."

Duke parë numrin në rritje të vizitorëve, bizneset që ushtrojnë aktivitet në zonë ofrojnë edhe guidë nëpër fshat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/troshani-destinacioni-i-ri-i-turizmit-ne-lezhe

Free Traffic Exchange