Report Tv - ARRSH jep njoftimin: Nis rikonstruksioni i segmentit te rruga e vjetër e Vorës

2018-07-01 0

Pas ndërhyrjes së suksesshme në autostradën Tiranë-Durrës Autoriteti rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) - Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyre rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Free Traffic Exchange