Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Korça pretendimeve të ish-kryeministrit Berisha, se pas vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Xhafaj, qëndrojnë larje hesapesh nga klanet mafioze.
Rama: U gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye që kanë dominuar politikën tonë pa dashur fare t'ia dijë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjeshtë në një moment dhimbje.
Versioni brutal i djalit të ndarë nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë nuk ka fjalë për t'u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie që gjendet hapësira e debatit politik, që na shoqëroi edhe marrja e datës për hapjen e negociatave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdekja-e-shoferit-te-xhafajt-rama-u-gjendem-nen-rrebeshin-e-zi-te-sulmeve-politike