Në një deklaratë për medien Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se aksioni i opozitës do të jetë i vazhdueshëm për të luftuar qeverinë e krimit dhe korrupsionit e kryesuar nga Edi Rama. Kryetarja e LSI-së Monika deklaroi se Meta duhet të gjejë forcën të kthejë mbrapsht pr/ligjin për Teatrin Kombëtar.
Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj. Shpresoj të distancohet por megjithatë kjo është në zgjidhje e atij dhe mund t'i bëni pyetje vetë zotit Meta.u shpreh Kryemadhi në një konferencë për median. Edhe Basha dje i bëri thirrje Metës të kthejë mbrapsht p/ligjin.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Sipas Kryemadhit aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën, i cili është shkaktar i vetëm i moshapjes së negociatave për Shqipërinë.
Aksioni i opozitës është i vazhdueshëm, pasi parlamenti nuk ndonjë vlerë, ne jemi thjesht të pranishëm aty. Unë theksoj se tashmë nuk është vetëm dëshira e klasës politike për të krijuar një mocion tjetër, e cila përballë qeverisë së drogës, është shumë e madhe. Djegia e mandateve nuk mendoj se është zgjidhje. Në SHBA ne kuptuam se ata kanë problemet e tyre, por një gjë e sigurt është se vëmendja e tyre për ballkanin nuk do të ndalet asnjëherë. Nga ana tjetër SHBA është shumë e vëmendshme jo vetëm ndaj politikës por edhe sigurisë në vend.